Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria Krasniqi mposht me Ippon serben Stojandinov, shkon në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Turqisë, pasi ka mposhtur xhudisten serbe, Andrea Stojandinov.

Në kategorinë deri në 48 kilogramë Distria, kaloi pa problem pengesën e quajtur Stojandinov, që e mposhti për 2 minuta e 49 sekonda, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.