Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria Krasniqi e artë në Tarragona

Xhudistja Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona.

Krasniqi, që garon në 52 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

Kjo është medalja e parë e Kosovës në Tarragona të Spanjës.

Në garë për të artën është edhe Nora Gjakova, e cila në gjysmëfinale të 57 kilogramë kishte mposhtur turken, Ghofran Khelifi.

Artikuj të ngjashëm