Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria e nis me fitore garën e parë pas Olimpiadës

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar luftën e parë pas suksesit kulmor në Tokio.

Në Grand Slamin e xhudos në Baku, Krasniqi në raundin e parë e mposhti japonezen Nanako Tsubone. Ndaj japonezes, Distria fitoi në kohën shtesë.

Distria kishte fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë. Tani po garon në kategorinë deri 52 kilogramë dhe për shkak të ndërrimit të kategorisë është dashur të paraqitet që në raundin e parë.

Artikuj të ngjashëm