Të dielën ka përfunduar kampionati i 24-t botëror i karatesë. Në ngjarjen e mbajtur në Madrid të Spanjës, Kosova mbeti pa medalje, por prapë rreth ekipit të Kosovës kishte zhvillime të natyrës politike.
Shteti spanjoll nuk lejoi flamurin e Kosovës në sallën ku u zhvilluan garat e botërorit, ndërsa karateistët kosovarë në vend të shkurtesës “KOS”, në shpinë kishin shkurtesën WKF, përkatësisht inicialet e Federatës Botërore të Karatesë. Edhe në faqen zyrtare Kosova u prezantua me shkurtesën “WKF5”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kështu edhe njëherë karateistët kosovarë ishin të diskriminuar, përkatësisht nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë me të tjerët.
Nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Federata e Karatesë së Kosovës për trajtimin jo të barabartë të sportistëve të saj në kryeqendrën e Spanjës, ndërsa reagimet kanë munguar edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kosova humb në rrafshin politik, karateistët në arenë
-
Spanja nuk i lejon flamurin e as emrin e Kosovës në Botëror
-
Kosova në Mesdhetar pa flamur, por me trajtim të barabartë
-
Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë
-
Karateistët e Kosovës nisen drejt Spanjës, presin të paraqiten me simbole shtetërore