Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka gjobitur me 300 euro trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.
Ky dënim me të holla vjen pas deklaratave për media që ka dhënë Batatina pas humbjes nga Gjilani.
Ndërkohë, lojtari i Llapit Kushtrim Shabani është dënuar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në duel me Gjilanin.
Me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq është suspenduar edhe futbollisti i Gjilanit, Muhamed Dubova.
Ndërkaq, trajnerit të Malishevës, Arsim Thaqit, i është kërkuar deklaratë shtesë për deklaratat e bërë në drejtim të gjyqtarit Genc Nuza, i cili gjykoi dy ndeshje të Malishevës.