Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dielli po ngroh për Mallorcan pas viteve në hije

Abdon Prats, ndryshe nga banori i famshëm dhe i preferuar i Mallorcas, Rafael Nadal, ende mund të shëtiste përgjatë plazheve të mbushura me turistë në ishull, pa u shqetësuar nga askush. Por pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen e plejofit kundër Deportivo La Corunas, për ta kthyer Mallorcan në La Liga pas gjashtë vjetësh, Prats nuk mund të shëtisë më lirshëm.

Kur Mallorca e humbi ndeshjen e parë 2:0, dukej se ëndrra për të luajtur kundër Real Madridit e Barcelonës do të shtyhej edhe për një vit tjetër dhe se gjithçka mori fund. Por në ndeshjen e kthimit, kur Prats shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0 tetë minuta para fundit, të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë, përfshirë edhe Nadalin, shkruan sot Koha Ditore.

Pas vërshëllimës së fundit fusha e stadiumit "Estadi de San Moix" u pushtua nga tifozët, të cilët kërkonin ta përqafonin heroin e ri, ratsin. Festa u zhvendos në qytet ku u festua rrugëve deri në orët e vona.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm