Brahim Diaz është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Milanit dhe Napolit.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se Diaz ishte më meritori për golin e fitores 1:0 ndaj Napolit.
“Ai ishte vendimtar në ndërtimin e aksionit për gol dhe kishte ndikim direkt në gol. Sa herë që kishte topin bënte dallimin në një ndeshje mes dy ekipeve të barabarta. Ai ka pasur ndikim në rezultat dhe ndryshoi momentin e ndeshjes”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.