Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dhjetë pretendentët kryesorë për titull në “Champions”

Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve nis të martën mbrëma (sonte), ndërsa lojtarët dhe skuadrat më të mira të futbollit evropian do të luftojnë sërish për trofeun e çmuar.

Real Madridi është kampion në fuqi pas fitores 3:1 në finalen e luajtur në Kiev ndaj Liverpoolit në maj. Por do të sfidohet nga rivalët e zakonshëm edhe këtë stinor, si Barcelona, Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Manchester City ndër të tjera.

Para fillimit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, “Daily Mail” ka nxjerrë dhjetë ekipet me më së shumti gjasa për të ngadhënjyer, transmeton “Koha Ditore”.

Real Madridi

- Njeriu kyç: Gareth Bale është njeriu kyç i Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos. Reali do të orientohet shumë te uellsiani për të mbuluar mungesën e Ronaldos. Tre gola dhe tri asistime në pesë ndeshjet e para të stinorit lënë të kuptohet se Bale ka vazhduar formën e tij të lartë që e karakterizoi në fund të sezonit të kaluar, kur ndër të tjera shënoi dy gola të bukur në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev ndaj Liverpoolit.

- Trajner: Julen Lopetegui ka pasur një start të mrekullueshëm në një prej punëve më të vështira në futboll, pasi që ishte larguar nga posti i seleksionuesit të Spanjës një ditë para fillimit të Kupës së Botës. Lopetegui duhet të mbajë standarde të larta pas suksesit në Evropë, që ia kishte sjellë Zinedine Zidane skuadrës madrilene. Durimi nuk është virtyt kur vjen puna te trajnerët e Real Madridit nëse nuk performojnë në nivel të lartë.

Edhe Liga e Kampionëve fillon me superndeshje Futboll 1 v. më parë Liga e Kampionëve fillon me superndeshje

- Forma në Ligën e Kampionëve: Ka qenë e shkëlqyer së fundi, duke fituar tri edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve dhe katër nga pesë të fundit. Kjo ka rritur numrin e titujve të Realit në 13 sosh, që është dukshëm para të gjithë të tjerëve.

- Pika e dobët: Mbetet të shihet nëse mungesa e Cristiano Ronaldos, një lojtari të dëshmuar fitues, veçanërisht në Evropë, do të ketë ndikim të madh te skuadra madrilene në fazën nokaut. Lopetegui nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen ofensive të skuadrës në ndeshjen në fundjavë, ku barazoi me Athletic Bilbaon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)