Trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk e ka ftuar as këtë herë sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Përveç yllit të Arsenalit, Deschamps vazhdon të mos e ftojë as mbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporte, që ka pasur një sezon pozitiv me Citizens.
Ndërkohë në kombëtaren e Francës, është ftuar mbrojtësi Barcelonës, Clement Lenglet.
Kampionët e Botës do të luajnë fillimisht një miqësore me Bolivinë, para se të zhvillojnë dy ndeshjet kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës, transmeton KP.
Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Deschamps:
Portierë: Alphonse Areola (PSG), Benjamin Lecomte (Montpellier), Hugo Lloris (Tottenham), Mike Maignan (Lille)
Edhe
Camavinga dhe Kolo Muani jashtë listës së Francës
Mbrojtës: Lucas Digne (Everton), Clement Lenglet (Barcelona) Ferland Mendy (Lyon), Benjamin Pavard (Stuttgart), Leo Dubois (Lyon), Raphael Varane (Real Madrid), Samuel Umtiti (FC Barcelona), Kurt Zouma (Everton)
Mesfushorë: N'Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Tanguy Ndombele (Lyon), Paul Pogba (Manchester United), Moussa Sissoko (Tottenham)
Sulmues: Wissam Ben Yedder (Sevilla), Kingsley Coman (Bayern Munich), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).