Ende pa filluar supersfida e kësaj jave në Francë, Marsejë-PSG, ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme për tifozët e këtyre skuadrave dhe veçanërisht për shqiptarët.
Kapiteni legjendar i kuqezinjve, Lorik Cana bashkë me Cisse ka shkelmuar topin e parë përpara nisjes së takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjakovari Cana kujtojmë ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas tek ekipi i kërkuar gjithmonë prej tij, Marseja.
Kjo ka qenë një gjest mirënjohjeje dhe ceremoni lamtumire për ish-kapitenin e Marsejës, futbollistin ikonë të Kombëtares shqiptare, i cili luajti ndeshjen e fundit në karrierë pikërisht në Francë, gjatë Europianit 2016, ndërsa lamtumirën zyrtare në Shqipëri e dha ditën e ndeshjes mes Italisë dhe kuqezinjve në “Loro Boriçi”.