Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Del videoja: Si i injoruan lojtarët e Barçës këshillat e Xavit

Të premten është publikuar një pamje nga tuneli nga ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit e zhvilluar në “Camp Nou”, të mërkurën.

Në atë video shihet se si futbollistët e Barcelonës kanë injoruar këshillat e dhëna nga tekniku “blaugranas”.

Xavi u kishte thënë futbollistëve në tunel që kur portieri i Interit ta ketë topin në duar, të gjithë duhet të vrapojnë prapa dhe të bëjnë mbrojtje agresive.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në minutën e 89-të kur shënoi Robin Gosens për rezultatin 3:2.

Barça në fund barazoi 3:3, por gjasat për ta kaluar fazën e grupeve mbeten tejet të zbehta.