Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutuesi ia siguron fitoren Romës

Goli i Sergio Oliveiras i realizuar në minutën e 33-të, ia ka siguruar Romës tri pikë në ndeshjen kundër Cagliarit, e cila u mbyll 1:0 dhe i takoi javës së 22-të të Serie A.

Oliveira realizoi në debutimin e tij për skuadrën romake. Ai u transferua te Roma me 12 janar nga Porto në formë të huazimit deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes.

Portugezi 29-vjeçar ishte titulluar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Për Romën ishte fitorja e parë pas dy disfatave rresht. Me 35 pikë renditet në vendin e gjashtë. Cagliari zë vendin e 18-të me 16 pikë.

Artikuj të ngjashëm