Faqja në Facebook që keqpërdori emrin e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, është deaktivizuar pak minuta pas raportimit se do të ushtrohet padi ndaj keqpërdoruesve, transmeton Koha.net.
Faqja me emrin e Majlinda Kelmendit me një postim që njoftonte për një duel me një xhudiste serbe, kishte marrë më shumë se 1 mijë shpërndarje dhe komente. Ky postim që u pëlqye dhe u komentua nga figura të ndryshme publike, i ka ndihmuar faqes që për dy orë të rritet për 3 mijë pëlqime.
Trajneri Driton Kuka në një prononcim për portalin Koha.net ka konfirmuar se do të ushtrohet padi ndaj personave që kanë menaxhuar faqen dhe se për këtë ka angazhuar avokatin Arianit Koci.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuka paralajmëron padi për keqpërdoruesit e emrit të Majlindës, angazhohet Koci
-
Mashtrime në Facebook në llogari të Majlinda Kelmendit
-
Kuka: Po keqpërdoret emri i Majlindës në rrjetet sociale, ajo s’ka aderuar në asnjë parti
-
Kampionia olimpike me videomesazh për luftën kundër koronavirusit
-
Kuka krenar për të arriturat e Kelmendit në ditëlindjen e 27