Anthony Davis është lënduar në nyje të këmbës në fitoren që Los Angeles Lakersi e arriti përballë Minnesota Timberwolves, 123:111.
Davis ishte më i dalluari për lojë te Lakersi me 38 pikë të shënuara e 17 kërcime, kurse LeBron James shtoi 18 pikë.
E gjithë pesëshja startuese pati të realizuara pikë dyshifrore.
Minnesota udhëhiqte me 10 pikë në pjesën e parë dhe e rriti diferencën në 13 pikë para se Davis ta zinte nyjën keq në çerekun e tretë.
Ai ishte ende i shtrirë në tokë, kur skuadra e ngushtoi epërsinë në gjashtë pikë.
Bashkëlojtarët e tij vazhduan me lojë të mirë për të triumfuar në fund, e për ta kërkuar vendin që dërgon në plejof të Konferencës së Perëndimit.
Tani zë pozitën e shtatë, kurse kampioni në fuqi, Golden State Warriors, mbetet në pozitën e gjashtë, që është vendi i fundit që dërgon direkt në plejof.
Warriors fitoi ndaj San Antonio Spursit 130:115, kurse Stephen Curry realizoi 33 pikë.
Phoenix Suns e zgjati serinë e fitoreve në katër ndeshje pas triumfit 100:93 kundër Denver Nuggets. Kevin Durant realizoi 30 pikë, ndërsa Devin Booker shtoi 27 të tjera.
Në Konferencën e Lindjes, Jayson Tatum shënoi 39 pikë për Boston Celtics, që fitoi ndaj Utah Jazzit, 122:114.
Philadelphia 76ers fitoi 117:110 kundër Toronto Raptors, ndërsa Cleveland Cavaliers i vendit të katërt, humbi 130:116 nga vendi i pestë, New York Knicks.
Mikal Bridges pati 42 pikë në fitoren e Brooklyn Netsit ndaj Atlanta Hawksit, 124:107.