Sport

“Davis Cup”, nivel i papërballueshëm për Kosovën

Kosova e ka humbur 3:0 përballjen e parë në Davis Cup në tenis, garë kjo që i mbledh përfaqësueset e botës në këtë sport, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten në Sozopol të Bullgarisë, Kosova u mposht 3:0 nga Mali i Zi. Tenistët kosovarë në fakt ishin inferiorë përballë rivalëve nga Mali i Zi. Granit Bajraliu pësoi 6:1, 6:0 në sete nga Rrezart Cungu.

Hyda Banjska pësoi 6:1, 6:1 nga Lubomir Celebiq, ndërsa 6:1, 6:0 pësoi Kosova në çifte, ku e prezantuan Burim Bytyqi e Meldin Mustafi.

Kosova për herë të dytë po merr pjesë në Davis Cup. Vjet i kishte humbur tri duelet me rezultatin 3:0, ndaj Lihtenshtajnit, Estonisë dhe Greqisë. Sivjet startoi njëjtë - me humbje të thella.

Kjo vlerësohet të jetë dëshmi se një pjesë e mirë e sportistëve kosovarë po kanë vështirësi të mëdha për të përballur nivelin e vërtetë evropian dhe ndërkombëtar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.