Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardanët “bëhen zëri” i të dhunuarave gjatë luftës

Grupi i tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës Dardanët kanë veshur mbështetëset e karrigeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me logon e fushatës senzibilizuese “Bëhu zëri im”.

Fushata e nisur kohë më parë është në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e që llogariten të jenë rreth 20.000.

“Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ju jeni forca jonë”, thuhet në njoftimin e Dardanëve në Facebook.

Nisma e “Dardanëve” është marrë në ditën e ndeshjes përcaktuese për qëndrim në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Sonte prej orës 20.45. Kosova e pret Moldavinë në “Fadil Vokrri”.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm