Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka “vajton” Delaneyn

“Do të na mungojë brenda dhe jashtë fushës. Lojtarët e tjerë janë gati pasi kemi ekip të fortë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Kasper Hjulmand në konferencën për shtyp.

Përzgjedhësi i Danimarkës, Hjulmand, njoftoi se mesfushori i Sevillas, do të mungojë në pjesën e mbetur të Botërorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, që ka pasur rol vendimtar në skemat e Danimarkës, ka lëndim në gju, të cilin e mori në ndeshjen e parë kundër Tunizisë.

Ai do të jetë jashtë fushës së gjelbër për të paktën katër javë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Danimarkës në faqen zyrtare.

Image