AS Roma zyrtarisht tani ka një pronar të ri.
Dan Friedkin sot ka kompletuar blerjen e Romës nga James Pallotta.
“AS Roma sot nis një epokë të re nën pronësi të re”, thuhet në një deklaratë.
Raportohet se Friedkin Group ka blerë Romën për 591 milionë euro, përfshirë edhe borxhin e klubit.
“Jemi të lumtur t’i bashkohemi familjes së AS Roma”, është shprehur Dan Friedkin, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Friedkin Group. “Siç ka shkruar së fundmi një fans ‘merre klubin tonë ikonik dhe bëje njërin nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit. Dhe qëllimi ynë është ta bëjmë pikërisht atë. Përkushtimi ynë ndaj Romës është i plotë. Do të jemi shumë prezent në Romë, një qytet që në zemrat tona zë një vend shumë special”.