Mirlind Daku ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e Muras në elitën e futbollit të Sllovenisë.
Mura të premten mbrëma fitoi në kuadër të xhiros së 33-të, në udhëtim te skuadra e Celjes, 3:1.
Sulmuesi nga Kosova, Daku, i cili e kompletoi ballafaqimin e së premtes, golin e katërt sezonal e shënoi në minutën e 54-t. Ishte gol i barazimit të rezultatit.
Daku në këtë edicion ka edhe katër asistime.
Mura është në pozitën e tretë me 53 pikë në 33 ndeshje. Celje në pozitën e gjashtë ka 41 pikë.
Artikuj të ngjashëm