Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja zyrtarizohet si trajner i Ballkanit

Ilir Daja është zyrtarizuar si trajner i ri i skuadrës së Ballkanit.

Daja u prezantua në krye të suharekasve të mërkurën. Lajmi u publikua nga faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook.

“Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të marrë drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmësi tij. Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Për Dajën do të jetë hera e parë që do ta drejtojë një skuadër në Kosovë. Së fundmi ishte trajner te Partizani i Tiranës, por u shkarkua në mungesë të rezultateve.

Në të kaluarën ka drejtuar klube në Shqipëri si Skënderbeu, Tirana, Flamurtari, Besa, Elbasani dhe Dinamo e Tiranës.

Trajneri nga Shqipëria do të zëvendësojë Bekim Isufin, që u shkarkua javë më parë.

Ballkani është në pozitën e tretë me dy pikë më pak se lideri, Gjilani.

Artikuj të ngjashëm