Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja: Nuk u rrezikuam asnjëherë

Ballkani e fitoi ndeshjen e parë të stinorit pranveror dhe vazhdon të mbetet në krye të tabelës. Ballkani mposhti Lirinë 3:0 në udhëtim, dhe ky fakt ka bërë që trajneri Ilir Daja të jetë i kënaqur me paraqitjen. “Është gjithmonë kënaqësi të luash në Prizren përballë këtij publiku të mrekullueshëm.

Kjo është e veçanta e kësaj gare. Patëm kontrollin e plotë, pavarësisht se nuk kishim 4 apo 5 lojtarë titullarë. Mungesa e Dellovës është mungesë e madhe, bashkë me Gripshin, pa e llogaritur Emërllahun. Kur rikthehesh nga faza përgatitore, ekipi nuk e ka formën optimale. Por, sot bëmë mirë dhe nuk rrezikuam portën tonë.

Do të shohim problematikën që ka Koliçi sepse edhe ai është një pikë e fortë e jona”, deklaroi Daja për “ArtMotion”.

Artikuj të ngjashëm