Ilir Daja e ka vlerësuar paraqitjen e Ballkanit në ndeshjen ndaj Drenicës. Ballkani nisi me fitore mbrojtjen e titullit.
“Kishim mungesa. Na mungonin Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi. Por ne do të vazhdojmë të ruajmë atë që kemi bërë vitin e kaluar. Sot e rëndësishme për ne ishte të marrim tri pikë dhe ta presim me qetësi ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Daja.
Të enjten Ballkani e pret Shkupin në ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës.
“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim. Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar. Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare. Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin”, ka theksuar Daja.