Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka fituar titullin e dytë në Superligën e Kosovës në futboll të shtunën.
Ballkani ka triumfuar ndaj Ferizajt 2:0 dhe shfrytëzoi disfatën e Dritës nga Malisheva.
“Besoj se më e vështirë është që ta mbrosh titullin sesa ta fitosh për herën e parë. Është meritë e të gjithëve. Në mënyrë të imagjinueshme, të gjithë kanë pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. E kemi përballuar me sa më pak dëmtime që kemi mundur. Këta lojtarë kanë një karakter të jashtëzakonshëm dhe përveç kualitetit kanë një frymë grupi që është në maksimum. I gjithë titulli i shkon atyre, investimeve të presidentit të klubit dhe qytetarëve të Suharekës, në veçanti ‘Xhebrailave’, por edhe qyteteve të tjera, pasi kudo që kemi luajtur kemi fituar simpatinë e të gjithëve”, ka thënë Daja pas ndeshjes.