Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja: Kemi bërë gjysmëhapi të rëndësishëm

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar fitoren ndaj Lincolnit.

Ai ka treguar se mënyra e lojës ka ndryshuar në pjesën e dytë dhe kjo solli golat.

“Në një mënyrë morëm atë që deshëm, por maksimumin jo. Por është krejt normale, pasi kemi ndryshime në mënyrën e të luajturit dhe duhet të zëvendësojmë Rrahmanin e Emërllahun. Është e vështirë që kjo të bëhet për një javë. Kemi edhe telashe shëndetësore. Shtatë-tetë lojtarë janë prekur nga temperatura dhe viruset. Por me 2:0 kemi bërë gjysmëhapi të mirë përpara. E rëndësishme është ta mbyllim me kualifikim”, ka thënë Daja. “Kemi kërkuar mënyrë tjetër të lojës dhe në pjesën e parë kjo nuk funksionoi. Kemi kërkuar ta qarkullojmë topin në mënyrë tjetër. Me fillimin e pjesës së dytë ekipi ka reaguar. Po të ishin më të ftohtë përpara, rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë. Këta kundërshtarë ndryshojnë në shtëpinë e tyre. Nuk kanë shumë kualitete, por luajnë me topa të dytë, topa të gjatë dhe dyluftime të forta. Do të mundohemi të riparojmë dhe të kemi kujdes të bëjmë atë që bëmë në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Tani fokusin e kemi te ndeshja e parë kampionale e më pas do të merremi me ndeshjen e kthimit”, ka shtuar Daja.