Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar lartë paraqitjen ndaj Ludogoretsit. Por ai ka thënë se nuk ka përfunduar ende asgjë.
“Kemi luajtur një pjesë të parë perfekte. Skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi bërë mirë edhe me qarkullimin e topit. Me pesë ndërrimet e tyre ramë pak fizikisht. Por këta djemë nuk dorëzohen kurrë. Kanë karakter. E thash në mënyrë figurative që e japin shpirtin në fushë. Dhe kjo ndodhi. Nuk është e pakët që në 70 për qind të kohës të jesh mbi kundërshtarin, duke ditur se çfarë kundërshtari kishim përballë”, ka thënë Daja.
https://www.koha.net/sport/384847/ballkani-me-tre-sulmues-ndaj-ludogoretsit/
“Vjet shumica e lojtarëve kanë luajtur për herë të parë në Champions dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe. Me Zhalgirisin na ka munguar vetëm fati. Pasi kemi pasur raste më shumë se në ndeshjet e kampionatit. Por ky është futbolli. Sot ishim efikas. Kemi pasur edhe raste tjera për të ngritur rezultatin. Jemi të kënaqur me lojën dhe me rezultatin”, ka shtuar Daja.
Ai megjithatë ka tërhequr vërejtjen se është edhe një ndeshje.
“Duhet të bëjmë edhe më mirë se në fushën tonë. Kemi përballë ekip me kualitet. Nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin. Kemi bërë gjysmë hapi, por nuk kemi bërë ende asgjë. Nuk ka rëndësi rezultati pas 90 minutave, por pas 180 minutave”, ka thënë Ilir Daja.