Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ilir Daja, është ndarë i kënaqur me fitoren 1:0 në udhëtimin e vështirë te Dukagjini.
Ai ka thënë se përveç skuadrës kundërshtare, telashe iu nxori edhe era e fortë në Klinë.
“Është konstatim i drejtë, ishte udhëtim i vështirë, për shkak të pozitës që ka ekipi kundërshtar, por edhe për shkak të erës së fortë. Do të thosha që në pjesën e parë, erën e kishim në favor, ndërsa kur shënuam golin ishte në disfavorin tonë. E rëndësishme është që vazhdojmë me rezultate pozitive. Faza e katërt e garës nisi mirë me udhëtimin e vështirë siç ishte ky te Dukagjini. Por, edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Daja.