Trajneri i ri i Ballkanit, Ilir Daja, fitoi në ndeshjen e tij të parë në Superligë me suharekasit. Ballkani mposhti Dukagjinin, 4:1, në kuadër të xhiros së 19-të.
Për trajnerin Daja, kjo është nisja më e mirë e mundshme e pjesës së dytë të sezonit.
“Jam i kënaqur që nisim me fitore dhe që nuk e diskutuam fitoren. Kjo është meritë e djelmoshave. Sot kemi bërë një ndeshje tejet të mirë, sidomos në pjesën e parë. Djemtë kanë vrapuar shumë. Kaluam në avantazh por kemi pasur edhe situata tjera para portës kundërshtare. Nuk më pëlqeu fakti se, kur je dy apo tre gola në epërsi, ka rënie të ritmit. Por, besoj se kjo do të ndryshojë në ndeshjet tjera”, theksoi Daja pas ndeshjes.