Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone ka pranuar se e pëlqen shumë derbin “Della Madonnina” dhe mezi pret përballjen e së dielës kundër Interit.
Cutrone ka thënë se është i gatshëm që t’ia sigurojë fitoren Milanit kundër rivalit lokal.
“Më pëlqen, mezi pres të dielën”, ka thënë Cutrone për Il Giornale.
“Do të sigurohem se jam i gatshëm për lojë. Shpresoj të luaj ose të jem zëvendësues. Kam kujtime të mira nga ky derbi me të rinjtë. Do të provoj të bëj më të mirën në stërvitje dhe në ndeshje. Nëse shënoj do të jetë edhe më mirë”.
Artikuj të ngjashëm