Stephen Curry shënoi në gjuajtjen e fundit të ndeshjes. Kjo i ndodhi për herën e parë në karrierë. Me shënimin e Curryt në frymën e fundit, Golden State Warriors e fitoi ndeshjen dramatike përballë Houston Rockets.
Skuadrat kishin nga 103 pikë secila, por 33-vjeçari krijoi hapësirë dhe gjuajti me saktësi për fitoren 105:103. “Sa i përket kohës, kjo ishte hera ime e parë”, ka thënë Curry në një intervistë menjëherë pas ndeshjes.
Curry e mbylli takimin me 22 pikë. Para se ta fitonte ndeshjen, i kishte humbur dy tentime për tri pikë. Por, më herët gjatë këtij sezoni, dy herë lojtari më i vlefshëm i ligës NBA, e theu rekordin e më së shumti trepikëshave të shënuar. Në takimet tjera, Los Angeles Lakers fitoi përballë Orlando Magic, 116:105. LeBron James shënoi 29 pikë, kurse Carmelo Anthony kontribuoi në fitore me 23 pikë nga banka rezervë.
19 prej tyre i shënoi në pjesën e dytë. Dyshifror të dyfishtë realizoi Russell Westbrook me 18 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime. Brooklyn Netsi e rimori pozitën e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 117:102 kundër San Antonio Spursit, ndërsa Chicago Bulls e humbi kreun e tabelës pasi pësoi disfatë 94:90 nga Milwaukee Bucks.