Pas fitores së madhe ndaj Republikës së Çekisë 3:0 të enjten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, Shqipëria të martën luan kundër Bullgarisë.
Shqipëria – Bullgaria luhet në “Air Albania” nga ora 18:00, por është ndeshje miqësore.
Për këtë ballafaqim do të ketë ndryshime në listën e Sylvinhos.
Janë larguar Keidi Bare dhe Mirlind Daku, ndërsa braziliani Sylvinho ka ftuar Marvin Çunin. Daku ka pasur tërheqje muskulore, kurse Bare është liruar pas kërkesës nga klubi i Espanyolit.
Çuni, që është pjesë e Frosinones në Serie A, ftohet për herë të parë te Shqipëria.
Ai më herët ka luajtur te Shqipëria U19, ku ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje.
Artikuj të ngjashëm
-
Miqësorja me Bullgarinë, mundësi për rritjen e mëtejme të “kuqezinjve”
-
Tre lojtarë të Shqipërisë përfundojnë në tribuna ndaj Polonisë
-
Sylvinho beson në fitore ndaj Polonisë
-
Lista e Shqipërisë: ftohen për herë të parë Pllana e Pilo, kthehen Mehmeti e Muçi
-
Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë