Joaqin Correa do të mbetet tri javë jashtë fushave të gjelbra, shkaku i lëndimit.
Sulmuesi argjentinas u lëndua në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Empolit në fitoren 3:2.
27-vjeçari lëndoi kofshën e majtë, duke mos arritur ta përfundonte ndeshjen.
Pas ekzaminimeve të fundit mjekësore, lojtari ka kuptuar se nuk do të mund të rikthehet deri në tri javë.
Correa do të humbasë dy ndeshje në Serie A, atë ndaj Venecias dhe derbin ndaj Milanit.
Artikuj të ngjashëm