Antonio Conte ka vendosur rekord me Interin duke u bërë trajneri i parë në histori të klubit që ka fituar pesë ndeshjet hapëse në ligë, raporton Goal.
Mbrëmë Interi fitoi derbin ndaj Lazios, për të ruajtur kreun e tabelës pas pesë xhirove të para të këtij edicioni në Serie A, transmeton Koha.net.
Ishte Danilo D'Ambrosio që shënoi me kokë për t’ia siguruar pikët e plota Interit.
Conte e ka vlerësuar si një ndeshje shumë të vështirë e të rëndësishme për ta fituar.