Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte nuk i frikësohet shkarkimit

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka insistuar se nuk i frikësohet shkarkimit nga bordi i klubit, përkundër presionit të madh ndaj tij.

48-vjeçari të shtunën fitoi 4 me 2 ndaj Watfordit, duke iu shmangur humbjes së tretë me radhë që prej nëntorit të vitit 2015.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat gjatë javës kanë raportuar se lojtarët e Chelseat janë të pakënaqur me stilin e stërvitjeve, derisa bordi është lodhur nga lista e arsyetimeve të Contes pas çdo humbje.

“Të jem i sinqertë – kam shumë presion por jo asi presioni. Nëse klubi vendos për shkarkimin tim. Sinqerisht nuk do të mërzitesha. Kurrë”, ka thënë Conte.

“Presioni është që unë dua që lojtarët t’i kënaqin fansat. Këso presioni e ndjej. Kur shkoj në shtëpi jam i lumtur sepse e di se kam dhënë 150 për qind për klubin ashtu siç kanë bërë edhe lojtarët”.