Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coady do t’i bashkohet Evertonit

Mbrojtësi i Anglisë, Conor Coady do t’i bashkohet Evertoni, raporton “Daily Mail” të dielën.

Trajneri i Wolverhmaptonit, Bruno Lage nuk e përfshiu 29-vjeçarin në skuadër gjatë humbjes 2:1 të shtunën nga Leeds United. Ishte hera e parë që reprezentuesi anglez u la jashtë ekipit që nga viti 2017.

Evertoni ka fituar garën me West Ham Unitedin.

Coady dëshiron të largohet nga Wolvesi pasi dëshiron të jetë pjesë e një klubi ku i garantohet vendi i titullarit për të siguruar një vend te Anglia për Botërorin në Katar.