Para dy vjetësh, derisa ishte ende kapiten i ekipit të ragbit të SHBA-së, Todd Clever ishte kontaktuar nga World Wrestling Entertainment (WWE) për t'ia matur pulsin nëse kishte interesim ta provonte veten në ring si mundës argëtues (keçer), shkruan CNN.
Në atë kohë, Clever refuzoi ftesën. Por në janar të këtij viti, WWE-ja e kontaktoi sërish. Duke pasur parasysh se nuk kishte shumë kohë që ishte tërhequr nga loja aktive e ragbit, Clever mendoi: "Pse të mos e provoj?", përcjell Koha Ditore.
"U kontaktova nga WWE-ja që më pyeti nëse isha i interesuar të dalë në ring. Por në atë kohë isha i fokusuar në ragbi dhe nuk doja të dëgjoja për diçka tjetër", thotë Clever 35-vjeçar. "Sapo u pensionova, mora edhe një ftesë tjetër dhe e pranova. Tash jam i fokusuar në sportin e ri".
Pasi pranoi ftesën, Clever shkoi për një javë në qendrën stërvitore të WWE-së në Orlando, në mënyrë që të përgatitej sa më mirë. Me të përfunduar stërvitjet, WWE-ja dhe Clever u ulën në tavolinë për të negociuar dhe firmosën kontratën. Clever është optimist i madh se do të ketë një karrierë të ndritur dhe shpejt do të bëhet yll i WWE-së....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)