Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Clattenburg tregon rastin interesant me Pepen

Ish-gjyqtari Mark Clattenburg ka treguar se si ai me asistentët e tij dështuan në vendimin për pozitë jashtë loje në triumfin e Real Madridit kundër Atletico Madridit.

Finalja e vitit 2016 përfundoi në të mirë të Realit që mposhti Atleticon në penallti.

Por, gjatë ndeshjes, ka pasur një moment që hapi debat. Sergio Ramos e kaloi në avantazh Real Madridin, në një moment ku ka mundur të akordohej pozitë jashtë loje.

Është vendim që nuk do të ndodhte tani në kohën e VAR-it, por në ato ditë, ishin vetë gjyqtarët që balanconin ndeshjen nëse e dinin se kishin marrë një vendim të gabuar.

“Kur topi u harkua në zonë e dija se pati prekje nga Gareth Bale në qendër. Në atë moment shënoi Sergio Ramos. I fola asistentit por ishte e vështirë të kontaktoja për shkak të zhurmës së madhe në stadium. ‘A e di se kishte prekje në qendër? A e di se pati prekje’? Por ai u ngri. E shihja se po e shikonte ekranin e madh në stadium. U shtang dhe pas një minute, u desh që ta nisja ndeshjes sërish. Isha me fat pasi dy apo tre minuta pas pushimit, pata një rast 50/50 për një penallti. Fernando Torres doli para Pepes i cili shkaktoi faull. Është një që nuk do të dëshironit ta keni në ndeshje. Megjithatë, e akordova penallti për ta balancuar ndeshjen. Ishte një nga ato skenarët e përkryer në referim dhe referova penallti. Pas penalltisë, Pepe më tha: Mark kjo nuk është penallti dhe ia ktheva ‘as goli juaj nuk ishte i rregullt’ dhe ai vetëm u largua”, ka thënë Clattenburg për “Brazilian Shirt Name”.

Megjithatë, Atletico i barazoi shifrat nëpërmjet Yannick Carrascos, por u mposht në penallti 5:3. Ndërkohë, penalltinë e akorduar në fillim të pjesës së dytë e humbi Antoine Griezmann.

Artikuj të ngjashëm