Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City vazhdon në FA Cup, në garë për të gjithë trofetë

Manchester City ka mposhtur 0 me 2 Cardiffin për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën FA.

Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling shënuan dy golat e fitores për ekipin e Pep Guardiolas.

City është e vetmja skuadër në Premier Ligë që është në garë për të gjithë trofetë. Skuadra e Guardiolas është lidere në ligë, është në finale të Kupës Carabao dhe është kualifikuar për në fazën e parë të eliminimit direkt në “Champions”.

Artikuj të ngjashëm