Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City s’ka të ndalur, mposht me lehtësi Bournemouthin

Manchester City është duke vazhduar me formën e lart në Premier Ligë.

Kampioni e mposhti sot në shtëpi Bournemouthin me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bernardo Silva shënoi golin e parë në minutën e 16 për t’i dhënë epërsinë Cityt. E mysafirët arritën të barazojnë shifrat një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë përmes Sterlingut dhe Gundoganit.

Në krye të tabelës City ka 38 pikë, pesë më tepër se ndjekësi i parë Liverpooli që nesër zhvillon derbin lokal kundër Evertonit. Kurse Bournemouthi mban vendin e nëntë me 20 pikë.