Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City shokohet nga Brentfordi

Ivan Toney ka shënuar dy golat e fitores për Brentfordin në ndeshjen kundër kampionit të Anglisë, Manchester Cityt. Toney fillimisht shënoi për epërsinë e parë në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e 98-të shënoi golin e dytë dhe të fitores 2:1 ndaj Cityt.

Ndeshja Manchester Cityt – Brentford u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 16-të të Premier Leagues së Anglisë.

Gjatë tërë takimit kundër Brentfordit u paraqit edhe ylli norvegjez, Erling Haaland. Ishte edhe ndeshje e fundit para pushimit të detyrueshëm për shkak të Kupës së Botës që nis javën e ardhshme.

Phil Foden shënoi golin e vetëm për Cityn.

City mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Brentfordi ka fituar 19 pikë në 15 paraqitje. Arsenali do ta mbajë vendin e parë të paktën deri pas Botërorit.

Artikuj të ngjashëm