Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City rivalizon Liverpoolin për Van Dijkun, kërkon edhe Martinezin

Pep Guardiola dëshiron ta përforcojë fazën defansive në afatin kalimtar të janarit.

Goal raporton se Manchester City ka hyrë në garë për të shumë kërkuarin nga Liverpooli, Virgil van Dijk, ndërsa e kërkon edhe mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez, transmeton Koha.net.

Lideri i Premier Ligës shpreson që ta transferojë njërin prej tyre në afatin kalimtar të janarit.

Goal gjithashtu raporton se në janar Liverpooli do të tentojë sërish transferimin e Van Dijkut, largimin e të cilit në verë e kishte hedhur poshtë Southamptoni.