Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City paguan 520 mijë euro për një 13-vjeçar

Nuk është sekret se Manchester City shpenzon para të mëdha në transferimin e lojtarëve të mirë.

Transferimi i Leke Drake mbetet ende i pazakontë. Drake është vetëm 13-vjeçar dhe së fundmi ka luajtur për ekipin e të rinjve në Stevenage FC.

Për t’u çuditur është çmimi për talentin e ri. City ka paguar rreth 520 mijë euro për Drake, shkruan mediumi anglez “Mirror”.

Shumë absurde për një 13-vjeçar.

Lojtari është shumë i ri dhe i njohur. Për të interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Artikuj të ngjashëm