Manchester City raportohet se ka ofruar Raheem Sterlingun në ofertën për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Londinezët kanë insistuar se kiliani nuk është në shitje, por “Qytetarët” e Manchesterit në ofertën për të do të përfshijnë edhe anglezin.
The Mirror raporton se City shpreson që marrëveshja të përfundojë me sukses në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Mediumi anglez raporton se City ka bërë kontakte direkte me Arsenalin për transferimin e Sanchezit, por klubi i Arsene Wengerit kërkon rreth 70 milionë funte për shërbimet e tij.
Artikuj të ngjashëm