Kaosi ka mbretëruar në Premier League në dhjetor, me shpërthimet e COVID-19 duke shkatërruar skuadrat, duke detyruar shtyrjen e 16 ndeshjeve dhe duke nxitur bisedat për një pauzë që nuk u materializua kurrë. Manchester City është ngritur mbi të gjitha. Shtatë fitore radhazi. Një avantazh prej tetë pikësh. Një seri fitoresh prej 10 ndeshjesh. I tillë është dominimi i papritur i Cityt në ligë sa që një nga rivalët e tij duket se po valëvit flamurin e bardhë.
“Ne kemi shtatë raste me COVID, kemi pesë ose gjashtë lojtarë jashtë për gjashtë ose më shumë javë”, tha Thomas Tuchel, trajneri i Chelseat, ekip që është në vendin e dytë. “Si duhet të konkurrojmë në një garë për titull?”.
Ndërsa Tuchel po ankohej për fatkeqësinë e tij disa minuta pasi pa Chelsean të pranonte një gol në minutën e fundit për të barazuar 1:1 me Brightonin në “Stamford Bridge”, City - duke luajtur vetëm tetë kilometra më tej në perëndim të Londrës – triumfoi 1:0 ndaj Brentfordit për ta mbyllur një muaj të përsosur prej 21 pikëve të tubuara. Ishte në dhjetor të vitit të kaluar kur City filloi një seri fitoresh prej 21 ndeshjesh në të gjitha garat që e ngritën skuadrën nga një pozicion në mes të tabelës në Premier League në vendin e parë dhe një epërsi prej 15 pikë. City ka gjithashtu një mundësi të madhe për të thelluar diferencën. Chelsea dhe Liverpooli takohen të dielën, kështu që njëra ose të dy skuadrat me siguri do të humbasin pikë. Deri atëherë, City do të ketë luajtur kundër Arsenalit.
“Ne jemi në një seri të mirë, por është vetëm fundi i dhjetorit. Ka edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Prijmë në tabelë me tetë pikë më shumë, por janë edhe 54 pikë tjera në lojë ku na presin ndeshje shumë të vështira”, është shprehur trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
City ka arritur të shmangur prekjen nga COVID-19 me rastet në rritje në Premier League. Po ashtu, edhe orarin e ndeshjeve e ka në favor pasi tashmë ka luajtur në udhëtim te Chelsea, Liverpooli, Manchester Unitedi, Tottenhami e Leicesteri. Titulli i gjashtë i kampionit në 11 sezone tashmë është në horizont për Cityn.
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen
-
Të udhëheqësh në Premier League në periudhën festive nuk është garanci për titull
-
Pas fitores 8:0, City synon tjetër fitore të martën
-
Guardiola thotë se Manchester City nuk ka gjasa ta fitojë Premier Leaguen
-
Ndeshje të vështira për Cityn dhe Liverpoolin