Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City monitoron Pellegrinin e Romës

Manchester City raportohet se është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Gjiganti anglez shpenzoi më shumë se 200 milionë euro për transferime gjatë verës, por duket se trajneri Pep Guardiola është i vendosur të ketë akoma prurje në Etihad.

Sipas “Sky”, City është duke monitoruar 21-vjeçarin Pellegirni, i cili për dy sezone ishte i huazuar te Sassuolo, ku realizoi 11 gola në 54 paraqitje.