Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chongu huazohet te Werderi

Holandezi i Manchester Unitedit, Tahith Chong, ka stërvitur me Werder Bremenin ndërkohë që kompletoi huazimin te skuadra gjermane.

20-vjeçari që luan në krah, nënshkroi kontratën e re me “djajtë e kuq” në mars, që do ta mbajë atë në klubin anglez deri në qershor të vitit 2022. Por edicionin e ardhshëm do ta kalojë në Gjermani, transmeton KOHA.

Chong luan edhe me Përfaqësuesen U21 të Holandës, ndërsa akademisë së Unitedit iu bashkua në vitin 2016 nga Feyenoordi.

Chong u paraqit me ekipin e parë të Unitedit dhe së fundmi luajti si zëvendësues në fitoren kundër LASK-ut në Ligën e Evropës, në korrik.