Sulmuesi i krahut, italiani Federico Chiesa, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Chelseat.
Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Chelsea është favorite për ta transferuar Chiesan gjatë janarit.
Për kartonin e tij Chelsea i ka ofruar Fiorentinës dëmshpërblim deri në 70 milionë euro. Chiesa, 20-vjeçar, është njëri prej lojtarëve më të dalluar në rolin e tij në Serie A, transmeton “Koha Ditore”. Ai në janar të vitit 2016 ka debutuar me ekipin e parë të Fiorentinës dhe këtë edicion ka shënuar një gol në tri ndeshje kampionale.
Chiesa këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Italisë, duke regjistruar gjashtë paraqitje deri më tash. Ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2022.