Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea turpërohet në shtëpi

Pas disfatës në derbi nga Liverpooli në xhiron e kaluar, Chelsea ka pësuar tjetër humbje të thellë.

Chelsea të dielën është turpëruar pasi u mposht 4:2 nga Wolverhamptoni në shtëpi. Cole Palmer në minutën e 19-të i dha epërsinë Chelseat, por Matheus Cunha, që shënoi “hat-trick”, i barazoi shifrat tre minuta më pas. Axel Disasi shënoi autogol dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, për epërsinë 2:1 të mysafirëve.

Cunha në minutën e 63-të dhe të 82-të nga penalltia, realizoi edhe dy herë tjera për 4:1.

Rezultatin përfundimtar 4:2 e vendosi qendërmbrojtësi Thiago Silva, katër minuta para fundit. Chelsea mbetet me 31 pikë në pozitën e 11-të, me një pikë më pak se Wolvesi që zë pozitën e 10-të.

Artikuj të ngjashëm