Eden Hazard edhe pse nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League, duke luajtur shumë pak me blutë e Londrës për shkak të dëmtimit, është gati të rinovojë kontratën me Chelsea, duke u bërë edhe lojtari më i paguar.
Kontrata e tij me Chelsea skadon në vitin 2020 dhe aktualisht ai përfiton 220 mijë stërlina në javë, por ai është i dyti në këtë renditje, pas Paul Pogba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe kontratën e re, mesfushori 26-vjeçar pritet të përfitojë 300 mijë stërlina në javë, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në Premier League, transmeton Telesport.
Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave, me mesfushorin që do të jetë në dispozicion të kombëtares belge për ndeshjet eliminatore të Botërorit, Rusi 2018. Një lajm i mirë ky për Hazard, që gradualisht po fiton formën më të mirë.