Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea pëson nga Arsenali

Chelsea ka pësuar si vendase, të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 36-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll.

Skuadra tjetër londineze, Arsenali, e mposhti finalisten e Championsit me rezultatin 1:0. Golin e vetëm e shënoi Emile Smith-Rowe në minutën e 16-të. Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 64 pikë, ndërsa me këtë humbje mund t’i afrohen West Hami e Liverpooli. Ndërkohë Arsenali ka dalë në vend të tetë me 55 pikë.

Artikuj të ngjashëm