Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Leao

Chelsea ofroi rreth 100 milionë euro për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Por, klubi italian refuzoi ofertën e Chelseat. Klauzola e lirimit të Leaos është 150 milionë, shumë kjo që nuk është ofruar nga asnjë klub.

Mediat në Angli shkruajnë të hënën se Chelsea nuk ka hequr dorë nga portugezi.

Raportohet se klubi anglez do të tentojë transferimin e Leaos edhe në vitin tjetër.

Leao shkëlqej në derbin ndaj Interit të shtunën duke shënuar dy gola në fitoren e Milanit 3:2. Ai bëri edhe një asistim te goli i dytë që e shënoi Olivier Giroudi.